Policia greke bastis burgun e Korydallos, i gjen të burgosurit shqiptar 19 pako kokainë dhe euro - Bota Sot
Policia greke bastis burgun e Korydallos, i gjen të burgosurit shqiptar 19 pako kokainë dhe euro

Kronikë e zezë

Policia greke bastis burgun e Korydallos, i gjen të burgosurit shqiptar 19 pako kokainë dhe euro

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 19:41
Ilustrim

Burgu i Korydallos, që ka qenë edhe “streha e vdekjes” për disa shqiptarë është bastisur nga policia greke rreth orës 15:00, të pasdites së sotme.

Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti dhe sekuestroi një laptop, 12 celularë, 2 thika të blera dhe shumë thika të improvizuara.

Tre ditë më parë, të martën 17 shtator 2019, një operacion u ndërmorr nga policia greke në Psikiatrinë e Burgjeve, që synonte ndalimin e veprimit të mafias në burgje.

Nga mediat greke raportohet se droga, armët e improvizuara, thikat, u gjetën dhe konfiskuan, ndërsa policia po përpiqej të kuptonte se çfarë po planifikonin të burgosurit me armët e improvizuara.

Policia greke thotë se pasi mafia e Korydallos u çmontua nëpërmjet transferimeve, operacionet vazhduan të kontrollojnë grupet mafioze që komandojnë burgjet.

Në operacion morën pjesë gjithësej 60 oficerë policie nga Njësia Speciale e Antiterrorit (EKAM), të cilët në prani të një prokurori kryen bastisjen në burg, duke përmendur informacione për përfshirjen e disa të burgosurve në trafikun e drogës brenda burgut.

Në burg u kontrolluan gjithësej 12 persona dhe tre prej tyre policia iu gjeti drogë, celular, thika të improvizuara.

Një prej tre të arrestuarve, që u konrollua ishte edhe një shtetas shqiptar 39-vjeç, i cili ishte arrestuar dhe burgosur në vitin 2014 me akuzën e një grabitjeje të armatosur.

Në qelinë e tij u gjetën 19 pako kokainë me një peshë totale prej 9.7 gramë, 630 euro dhe dy telefona celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...