Po transportonin 55 kg drogë drejt Maqedonisë së Veriut, 2 të arrestuar në Elbasan

Kronikë e zezë

Po transportonin 55 kg drogë drejt Maqedonisë së Veriut, 2 të arrestuar në Elbasan

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:28
Kanabis

Të paktën 55 kilogramë droge janë kapur në fshatin Rrajcë-Sutaj mbrëmjen e së premtes.

Droga po transportohej me kafshë pune nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Maqedonisë së Veriut nga 47-vjeçari me iniciale A. B. dhe 22-vjeçari me inciale I. B., që ranë në prangat e policisë.

"Shtetasit A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke  transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike  e dyshuar Cannabis-Sativa,"-raporton policia.

Uniformat blu informojnë se të arrestuarit në bashkëpunim dhe me persona të tjerë organizuan trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat