Arrestohen vëllezërit që mbillnin kanabis në zonën mbi liqenin e Komanit

Kronikë e zezë

Arrestohen vëllezërit që mbillnin kanabis në zonën mbi liqenin e Komanit

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 10:31
Ilustrim

Tre vëllezër u arrestuan pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike.

"Duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit" informon policia e Shkodrës.

Të arrestuarit janë vëllezërit K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç,  banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim" në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Operacioni u kodua "Brebulla".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat