Burri nga Gllogoci e rreh gruan, e bën për spital

Kronikë e zezë

Burri nga Gllogoci e rreh gruan, e bën për spital

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore.

Derisa, i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari mashkull k/Shqiptar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, e cila si pasojë e dhunës ka pësuar lëndime të lehta. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar ne strehimore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat