Është therur me thikë një person në Fushë Kosovë, pas një përleshje mes katër personave.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër të dyshuar të cilët janë përfshirë në rrahje.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë përfshirë në rrahje. Si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve e ka goditur me thikë viktimën mashkull K/shqiptar i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”.