127 aktakuza brenda ditës

Kronikë e zezë

127 aktakuza brenda ditës

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë ngritur 127 aktakuza ndaj 163 personave.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 127 aktakuza kundër 163 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë persona, si dhe janë bërë tetë  kërkesa për caktimin e paraburgimit të 11 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një kamioni “MAN”, çelësat e kamionit, dhe dru të llojit ahu, në sasi prej 9.69m³ .

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tetë (8) persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Sulm seksual”. Njëkohësisht, kjo prokurori ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një kamioni dhe një sasie të masës drunore, për shkak të veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”.Gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat