Dy gomone me drogë të nisura nga Shqipëria tentojnë të futen në Turqi

Kronikë e zezë

Dy gomone me drogë të nisura nga Shqipëria tentojnë të futen në Turqi

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 17:00
Gomone

Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet në ujërat territorial greke, pasi dy gomone që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria kanë tentuar të futen në ujërat turke.

Raportohet se gjatë operacionit antidrogë ka pasur edhe shkëmbim me armë zjarri.

Policia turke ka bllokuar futjen e njërës prej gomoneve me 3 persona, dy shqiptarë dhe një italian.

Mësohet se gomonia është rikthyer në ujërat greke dhe po tenton kthimin e saj në Shqipëri.

Snajperistet nga helikopteri kanë goditur disa herë por gomonia vazhdon të lundrojë.

Mediat greke raportojnë se po punohet për kapjen e gomones tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat