Istog, arrestohen dy persona për grabitjen e një pike karburanti

Kronikë e zezë

Istog, arrestohen dy persona për grabitjen e një pike karburanti

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:05
Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Istog, është njoftuar se sot rreth orës 00:45, tek një pikë karburanti në Istog, ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast disa persona të panjohur janë futur në mënyre të dhunshme nga dritarja e tualetit dhe kanë depërtuar në brendi të objektit për të vjedhur para të gatshme.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.

Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve është arritur të behët identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar: B.R.      i lindur në vitin 1999 dhe L.SH. i lindur në vitin 2000.

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, kanë pranuar veprën e kryer, ndërsa të hollat e vjedhura ju kanë kthyer pronarit, ndërsa dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat