Akuzat për vjedhje dhe përndjekje, çojnë në pranga 2 persona në Tiranë

Kronikë e zezë

Akuzat për vjedhje dhe përndjekje, çojnë në pranga 2 persona në Tiranë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale "Përndjekje", i shtetasit:

- Gj. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.

Nga Komisariati i Policisë Nr.4 u bë ndalimi për veprën penale "Vjedhje me dhunë ", i shtetasit:

- E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi më datë 25 shtator 2019, në rrugën e "Dibrës", ky shtetas i ka vjedhur me dhunë varësen e floririt shtetases M. P. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas është autor edhe i "Vjedhjes me dhunë" të varëses së floririt të shtetasit A. H., ngjarje e ndodhur më datë 18 shtator 2019 në rrugën "Sytki Çiço".

 Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat