Arrestohet një person që tentoi të sulmojë fizikisht infermieren në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person që tentoi të sulmojë fizikisht infermieren në Fushë Kosovë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 19:00 në Fushë Kosovë është arrestuar një person pasi kishte tentuar të sulmojë fizikisht infermieren.

I dyshuari mashkull K/Shqiptar deri sa kishte kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke tentuar ta sulmojë fizikisht viktimën femër K/Shqiptare-infermiere.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat