Pacienti i pakënaqur me shërbimet, sulmon fizikisht infermieren

Kronikë e zezë

Pacienti i pakënaqur me shërbimet, sulmon fizikisht infermieren

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht një infermiere deri sa ishte duke e kryer punën.

Një pacientë i cili shkoi për të kërkuar ndihmë mjekësore gjatë ditës së djeshme në një ambulancë në Fushë Kosovë ka përfunduar në pranga. Kjo pasi, pacienti e rrahu infermieren.

Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

“Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 27.09.2019-19:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti derisa kishte  kërkuar ndihmë mjekësore në shenjë pakënaqësie, duke  tentuar ta sulmojë fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare–infermiere”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat