Gjendet një sasi e madhe e parave fals në Suharekë

Kronikë e zezë

Gjendet një sasi e madhe e parave fals në Suharekë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 12:17
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 9800 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Suharekë, në ora 20.00, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24 orësh.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat