Rrahje në Deçan, katër të arrestuar

Kronikë e zezë

Rrahje në Deçan, katër të arrestuar

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës në Deçan kanë arrestuar katër persona të dyshuar pasi gjatë një rrahje, kanë lënduar rënd një person.

Sipas Policisë, më 29 shtator, në fshatin Irzniq  të komunës së Deçanit, ishte një rast i rrahjes, ku personat e dyshuar ishin larguar nga aty, ndërsa një person viktimë ishte dërguar në QKMF Deçani për t’i ofruar ndihmën adekuate mjekësore.

“Hetuesit menjëherë kanë kontaktuar viktimën dhe nga mjekët janë njoftuar se viktima kishte lëndime të rënda në kokë, por ishte jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ishte i goditur nga shufra e metalit. Hetuesit menjëherë janë vënë në kërkim të dyshuarve dhe kanë arrestuar dy të dyshuar,  shtetasit V.H. (1990) dhe një person i mitur. I dyshuari i parë është ndaluar, ndërsa i mituri me vendim të prokurorit shtetit lirohet në procedurë të rregullt. Gjatë zhvillimit hetimeve hetuesit kanë identifikuar edhe dy të dyshuar të inkriminuar në ketë rast, dje kanë arrestuar shtetasit V.H.(1994) dhe G.H.(1989), të cilët pas intervistimit janë ndaluar me vendim të prokurorit shtetit, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat