Tragjedia në Besi, IML-ja pas obduksionit kthen trupin e 23-vjeçares në shtëpinë e familjes

Kronikë e zezë

Tragjedia në Besi, IML-ja pas obduksionit kthen trupin e 23-vjeçares në shtëpinë e familjes

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Ka përfunduar edhe obduksioni i trupit të pajetë të 23-vjeçares nga fshati Besi i Prishtinës. Instituti i Mjekësisë Ligjore para pak çastesh ka kthyer trupin e viktimës në shtëpinë e saj, ndërkohë hetuesia është duke e trajtuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Lidhur me këtë rast organet e hetuesisë kanë dhënë detaje, duke treguar se bëhët fjalë për një femër me inicialet B.O., e cila është gjetur e vdekur mbrëmë në oborrin e shtëpisë së saj rreth orës 19 e 30.

“Prokuroria e Shtetit është duke i hetuar rrethanat e vdekjes së 23-vjeçare me inicialet B.O. nga fshati Besi i Komunës së Prishtinës. Viktima është gjetur e vdekur mbrëmë rreth orës 19:30, në oborrin e shtëpisë. Ajo është goditur me një plumb në kokë. Vrima ka qenë vetëm hyrëse dhe jo dalëse”, kanë thënë burime nga hetuesit.

Më pas viktima ishte dërguar në QKUK, derisa mjeku kujdestar që ka pranuar rastin ka thënë se pacientja në QKUK ka mbërritur pa shenja jete. “Mund t’ju konfirmoj se rreth orës 20:00 në klinikën emergjente të QKUK-së ka ardhë një paciente pa shenja jete. Në kokë viktima kishte pasur një plumb. Ekipet kujdestare të emergjencës e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë për Express mjeku kujdestar në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat