Kukës, 4 të arrestuar për drogë, armatim dhe municion luftarak

Kronikë e zezë

Kukës, 4 të arrestuar për drogë, armatim dhe municion luftarak

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Katër persona u arrestuan në Kukës, pasi vepronin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në vijim të operacionit "Kopshti i Skacajve" u arrestuan shtetasit A. H., 33 vjeç, R. T., 23 vjeç, banues në Pukë, K. M., 25 vjeçe dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shemri, Kukës.

"Në bazë të hetimeve të kryera  rezultoi se këta shtetas do të këmbenin një sasi lënde narkotike, armatim dhe municion luftarak. Shërbimet e Policisë të DVP Kukës  kanë ndërhyrë në vendin e quajtur “Qafë-Shllak” dhe kanë bërë të mundur ndalimin e këtyre shtetasve, të cilët lëviznin me mjetet tip "Benz" dhe "Opel", thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në automjetet e tyre u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike, 2 armë tip automatik, si dhe rreth 900 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Armëmbajtja pa leje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat