Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, të pandehurve R.I dhe B.G, e cila sipas aktvendimit të kësaj gjykate, do t’iu llogaritet nga data 26.09 deri me datë 26.10.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, kundër aktvendimit të Gjykatë Themelore në Prishtinë, të datës 27.09.2019, sipas të cilit, të pandehurve në fjalë, u ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak.

“R.I po dyshohet se në cilësi të personit zyrtar, konkretisht gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e ka kryer veprën penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare” të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa B.G.,  në cilësi të pjesëtarit të policisë, i ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë “nga i njëjti nen, dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 par. 1 i këtij kodi. Gjykata e Apelit, pasi i ka vlerësuar të gjitha rrethanat,  konsideron se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vepruar drejtë kur të dyshuarve ua ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, duke mos arsyetuar shkaqet që kanë sjell deri te marrja e një vendimi të tillë. Apeli vlerëson se në rastin konkret, janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, për caktimin e paraburgimit konform dispozitave te nenin 187, paragrafi 1, nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat