Raportim i rremë i pasurisë dënohet me tre muaj burgim dhe 1 mijë euro - Bota Sot
Raportim i rremë i pasurisë dënohet me tre muaj burgim dhe 1 mijë euro

Kronikë e zezë

Raportim i rremë i pasurisë dënohet me tre muaj burgim dhe 1 mijë euro

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarës M.H-S për veprën penale mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.

Sipas gjykatës, e akuzuara M.H-S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën verifikuese prej një viti, nuk kryen vepër tjetër penale, si dhe dënim me gjobë në lartësi prej 1,000.00 euro, të cilin dënim me gjobë do ta paguaj brenda afatit prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“Sipas Prokurorisë e akuzuara M.H–S, kishte vepruar në kundërshtim me nenin 5 par. 1.3 dhe nenin 6 par. 1.1 të Ligjit Nr. 04/L – 50, për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar ku ka qenë e detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit”, thuhet në komunikatë.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...