Detaje nga aksidenti i tmerrshëm në magjistralen Gjilan – Ferizaj: Dy veta humbën jetën, dy të tjerë mbetën të lënduar

Kronikë e zezë

Detaje nga aksidenti i tmerrshëm në magjistralen Gjilan – Ferizaj: Dy veta humbën jetën, dy të tjerë mbetën të lënduar

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 08:17
Arkiv

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së premtes në magjistralen Gjilan-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Budrigë. Policia ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë vdekur ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat