E rëndë/ Mbytet në lum, gjendet i dekompozuar trupi i 35-vjeçarit

Kronikë e zezë

E rëndë/ Mbytet në lum, gjendet i dekompozuar trupi i 35-vjeçarit

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 15:39
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku është gjetur trupi i dekompozuar i një 35-vjeçari.

Sipas policisë, trupi i 35-vjeçarit, i cili nuk është identifikuar ende, është gjetur në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar.

Trupi është gjetur i dekompozuar, ndërsa paraprakisht dyshohet se 35-vjeçari është mbytur në lum.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Hambar, është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar, rreth 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk dallohen shënja dhune apo dëmtime të tjera.

Në momentin që është konstatuar, viktima ka pasur veshur një bluzë të bardhë,  çizme të gjata, xhinse vishnje dhe ka një tatuazh ne krahë në formë “thike”.

Personat e interesuar të paraqiten në morgun e spitalit Fier

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e personit të mbytur  dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat