Dy persona arrestohen për trafikim me njerëz

Kronikë e zezë

Dy persona arrestohen për trafikim me njerëz

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka arrestuar dje në Fushë Kosovë dy persona si të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Sipas Policisë veprimet hetimore kanë filluar pas pranimit të informatës ku dyshohej për veprat e kryera penale.

Të arrestuar janë S.S. ( 1979) dhe J.Sh. ( 1978) ndërsa hetuesit policorë në vend ngjarje kanë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdorën në procedura të më tejme gjyqësore.

Viktimat e rastit janë  trajtuar sipas ‘Procedurave standarde për viktimat e trafikimit’, të njëjtat janë  dërguar në strehimore të sigurt.

Pas intervistimit,   me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të  dyshuarit  janë ndaluar për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat