Dyshohet për përfshirje në fajde, arrestohet një 41 vjeçar në Istog - Bota Sot
Dyshohet për përfshirje në fajde, arrestohet një 41 vjeçar në Istog

Kronikë e zezë

Dyshohet për përfshirje në fajde, arrestohet një 41 vjeçar në Istog

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, njofton se ka pranuar informacionin se një qytetar ka marrë 14,000 (katërmbëdhjetë mijë) euro me fajde.

Sipas njoftimit për media, i dyshuari në fund të muajit shtator 2019, i kërkon 36000 (tridhjetë e gjashtë mijë) euro viktimës si detyrim për paratë e ofruara më herët.

“Hetuesit policorë më 09.10.2019, kanë zbatuar masat e fshehta të hetimit duke arritur të arrestojnë të dyshuarin: K.B. viti i lindjes 1978, m/k/sh. Pas sjelljes së të dyshuarit në Stacionin Policor, Istog, i njëjti është kontrolluar në prezencë të avokatit mbrojtës, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 34950 (tridhjetë e katër mijë e pesëdhjetë) euro të cilat viktima paraprakisht ia ofron të dyshuarit. Policia, me aprovim të organeve të drejtësisë, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi relevante të cilat do të përdoren në procedura të më tejme gjyqësore, po ashtu është gjetur edhe një pistoletë”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...