Dy të kërkuar për kultivimin narkotikësh e vjedhje kapen në Krujë

Kronikë e zezë

Dy të kërkuar për kultivimin narkotikësh e vjedhje kapen në Krujë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 20:41
Ilustrim

Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar për vjedhje dhe kultivim të bimëve narkotike janë kapur në Krujë.

Policia informon se në pranga ranë:

-G.K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, në ngarkim të tij ka caktuar masën "Arrest me burg" për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike"e kryer në bashkëpunim.

-N.A., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale" Vjedhja".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat