Operacioni “Haraçi”, IPK vë prangat një polici dhe një qytetari

Kronikë e zezë

Operacioni “Haraçi”, IPK vë prangat një polici dhe një qytetari

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 15:10

Inspektoriati Policor i Kosovës, Departamenti i Hetimeve të IPK-së ka arrestuar një zyrtar policor dhe një qytetar.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

Operacioni është koduar me emrin “Haraçi”, dhe është realizuar sot në Prishtinë ku edhe janë arrestuar dy të dyshuarit.

Njoftimi i plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor  dhe një qytetar me dyshimin të njëjtit kanë kryer veprën penale “Detyrim”.

Operacioni I koduar me emrin “Haraçi” është realizuar sot rreth orës 11:00 në Prishtinë ku hetuesit e IPK-së kanë arrestuar  dy të dyshuar, njëri zyrtar policor i cili ka qenë duke shërbyer në Njësinë Speciale Operative kurse i dyshuari tjetër një qytetar.

IPK fillimisht kishte pranuar një informatë lidhur me këto dyshime dhe kishte filluar një hetim paraprak. Pas ndërmarrjes të disa veprimeve hetimore dhe vërtetimit të informacioneve të pranuara, hetuesit e IPK-së kanë vazhduar hetimin në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës duke nisur edhe zbatimin e masave të fshehta të hetimit bazuar në urdhëresën e prokurorisë.

Si rezultat i zbatimit me sukses të masave fshehta nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se është kryer vepra penale e “Detyrimit”, sot kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuarit të cilëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat