Aksident i rëndë në Vushtrri, shtatë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Vushtrri, shtatë të lënduar

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Një aksident trafiku me te lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Druare të Vushtrrisë.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura civile.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha se si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona.

Të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor ne Spitalin e Vushtrrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat