Tentojnë ta vrasin me çekan

Kronikë e zezë

Tentojnë ta vrasin me çekan

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Një person nga Juniku ka raportuar në Polici se katër persona të armatosur kanë dalë prej një veture me targa vendore dhe dy prej të dyshuarve me armë kanë shtënë në drejtim të tij.

Ndërsa njëri i dyshuar me çekan e ka goditur viktimën disa herë. Viktima ka pësuar lëndime trupore në dorë, këmbë dhe shpinë. 

Në vendin e ngjarjes njësitë policore gjatë ekzaminimit kanë gjetur 11 (gëzhoja të armës (revole) kalibri 9 mm dhe 4 gëzhoja të armës AK-47. 

Nuk dihet motivi i rastit, të dyshuarit për viktimën janë persona të panjohur. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat