Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në magjistralen Prishtinë – Gjilan, pak para fshatit Slivovë.
Ekipi i KosovaPress raporton nga tereni se një veturë është rrotulluar, rrugës për në fshatin Slivovë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Barjam Krasniqi, i cili ka thënë për KosovaPress se ngjarja ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë.