Arrestohet një nga personat që gjuajtën me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet një nga personat që gjuajtën me armë zjarri mbrëmë në Prishtinë

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të martën në mbrëmje dy persona kanë shtënë me armë zjarri  në drejtim të dy personave të tjerë, në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në orën 20:30, derisa nuk pati të lënduar.

Mediat kanë raportuar se bëhet fjalë në mes dy grupeve, të cilët kanë pasur probleme dhe më herët, derisa të dyshuarit që gjuajtën me armë janë Meriton Cakiqi dhe Valton Sadiku, të njohur për policinë, ku të njëjtit hapën zjarr drejt lokalit të vëllezërve Llalloshi.

E, Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje rreth këtij rasti, ku njëri nga të dyshuarit ka përfunduar në pranga.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë kanë njoftuar se gjersa kanë qenë në lokalin e tyre dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nga jashtë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të lokalit. Nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja, një predhë dhe një karikator me dy fishekë. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat