Një muaj paraburgim për pedofilin rus

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për pedofilin rus

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:21
Foto

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Artyom Skrobov, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje një muaj.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri në liri mund të fshihet, të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe me qëllim që të jetë i paarritshëm për organet e ndjekjes, pasi që i pandehuri Artyom Skrobov është shtetas i Izraelit.

Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të të pandehurit si dhe sjelljet e tij të mëparshme, ashtu që nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsëris veprën e njëjtë apo të ngjashme penale.

Këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.2.3. të KPPK-së, për caktimin e paraburgimit, thuhet në komunikatë.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.S që nga data 13.10.2019 e deri më datë 14.10.2019, përmes softuerit kompjuterik “E-Mule” ka shpërndarë pornografi për fëmijë, ashtu që i njëjti gjatë kësaj kohe ka shpërndarë 19 video me përmbajtje pornografike për fëmijë dhe disa video të tjera, të cilat i janë zënë në flagrancë nga policia. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Ndryshe, organet e rendit kanë gjetur se 39-vjeçari Artyom Skrobov merret me krime kibernetike. Në pajisjet e tij janë gjetur elementë të inxhinierisë teknologjike (IT), mjete për “phishing” dhe ndërhyrjes në privatësi përmes softuerëve të fushës së sigurisë.

Skrobov është edhe hulumtues i sigurisë në kompaninë “Check Point”, me interes të veçantë në “inxhinierinë e kundërt” dhe hakimin e nivelit të ulët.

Sipas të dhënave të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, nuk dihet nëse Andrey Skrobov ka lidhje të drejtpërdrejta me institucionet e sigurisë së Federatës së Rusisë, por është vërtetuar se i njëjti në Kosovë (Jarinjë) ka hyrë me tren nga Serbia.

Në hulumtimin e redaksisë për Skrobovin, në rrjetin e tij social në Facebook shihet se më 12 tetor ka postuar fotografi nga Kragujevci i Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat