Gjuajtje me armë në Podujevë, plagoset një person

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Podujevë, plagoset një person

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në Podujevë.

Policia njofton se lidhur me rastin e ka arrestuar një person si të dyshuar.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar armën TT me një karikator me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat