Në Koshare brenda dy dite gjenden 5.250 fije bimë të llojit kanabis

Kronikë e zezë

Në Koshare brenda dy dite gjenden 5.250 fije bimë të llojit kanabis

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:23
Foto Ilustrim

Njësiti Anti-Drogë në Gjakovë, në mbështetje të Njësitit të Policisë kufitare, kanë ndërmarrë një aksion në Koshare, ku kanë gjetur 250 fije të bimëve të llojit Kanabis Sativa, të cilët me urdhër të prokurorit janë shkatërruar në vendin e ngjarjes.

Bimët kanë qenë te gjata afërsisht 1 deri në 3 metra, dhe aksioni i djeshëm për shkatërrimin e tyre ka zgjatur nga ora 14:00 deri në ora 17:00.

Po ashtu, janë marrë mostra për ekzaminim të mëtutjeshëm, kurse për momentin nuk ka ndonjë person të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, policia janë në kërkim të zbulimit të kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale.

Gjithashtu, më 14 tetor 2019,  në Koshare, në afërsi të zonës kufitare Kosovë-Shqipëri, nga një aksion tjetër i Policisë, janë gjetur afër 5.000 fije bimë të llojit Kanabis, ku me urdhër të prokurorit janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, po ashtu me urdhër të tij policia janë në kërkim të zbulimit edhe të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat