Përleshje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia jep detajet, në pamje shihen disa të shtrirë në tokë

Kronikë e zezë

Përleshje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia jep detajet, në pamje shihen disa të shtrirë në tokë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 10:18
Përleshje në lagjen “Dardania” në Prishtinë, policia jep detajet, në pamje shihen disa të shtrirë në tokë

Në orët e para pas mesnatës ka ndodhur një përleshje masive në lagjen Dardania në Prishtinë.

Madje, në disa pamje të ardhura në adresë të redaksisë shihen disa persona të shtrirë në tokë.

Se ka ndodhur një rrahje e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Siç ka bërë të ditur Ahmeti, “rreth orës 01:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një rrahje në lagjen Dardania në Prishtinë”.

“Zyrtarët policorë menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arrestuar një person të dyshuar. Të njëjtit i është gjetur dhe konfiskuar një thikë dhe kaçavidë”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Ajo ka shtuar se personi i arrestuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërkohë që me rastin, i cili është cilësuar Kansoje, po merren hetuesit e stacionit jugu në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat