Policia jep detaje: 11 persona të lënduar nga zjarri në Ulpianë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje: 11 persona të lënduar nga zjarri në Ulpianë

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 10:25
Ulpianë

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka kapluar sot një banesë në Ulpianë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se 11 persona janë lënduar, e gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje (probleme me frymëmarrje nga tymi). Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Digjet një banesë, lëndohet një person

Një banesë në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Zija Shemsiu " në Ulpianë.

Gruaja që ishte brenda në banesë në momentin kur ka shpërthyer zjarri duke mos dashur të flas para kamerës tha se nuk di asgjë vetëm kur e ka parë zjarrin.

Ndërsa dëshmitarët e rastit thonë se shkaku i rënies së zjarrit është ka qenë shpërthimi i një bombole gazi dhe një person i gjinisë mashkullore është shoqëruar për në QKUK për shkak të thithjes së tymit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat