Aksident në Drenas mes veturës dhe motoçikletës, raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Drenas mes veturës dhe motoçikletës, raportohet për të lënduar

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 19:32
Ilustrim

Në qytetin e Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një përson.

Lajmin për media e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Qikatov, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe një kamionetë”, ka konfirmuar Kelani.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i motoçikletës i cili është dërguar në QKUK.

“Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat