Konfiskohen 461 thika te tregu i gjelbërt

Kronikë e zezë

Konfiskohen 461 thika te tregu i gjelbërt

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë një kontrollë për tregti të ndaluar në tregun e gjelbërt në Prishtinë.

Gjatë kësaj kontrolle kanë arritur të konfiskojnë 13 shufra metalike, 461 thika të ndryshme dhe 25 boksa hekuri.

Pas vendimit të prokurorit të dyshuarit janë lënë në procedurë të rregulltë.

“Gjatë kontrolles së realizuar për tregti të ndaluar ne tregun e gjelbërt, së bashku me autoritetet kompetente janë kontrolluar disa lokacione/tezga ku janë gjetur dhe konfiskuar (13) shufra metalike, (461) thika të ndryshme dhe  (25)boksa hekuri. Me vendim të prokurorit rastet janë proceduarnë procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat