Merakliet e marihuanës, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Merakliet e marihuanës, arrestohen pesë persona

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Katër persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, pasi iu janë gjetur dhe konfiskuar sasi të ndryshme të marihuanës.

Sipas Policisë, në  Gjakovë, me urdhëresë të Gjykatës Themelore është bërë bastisja e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshe 4.27 gr. dhe një peshore  digjitale.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Kurse, në fshatin Zazkok Ferizaj, janë arrestuar dy të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë me peshe 1.64 gram, një grinder për bluarje të Marihuanës dhe një pako me letra për mbështjellje të Marihuanës.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

E në pikë kalimin kufitar Vermicë, është arrestuar shtetasi i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrolles në veturën e tij është gjet dhe konfiskuar 5.2 gram marihuanë.

I dyshuari iu është dorëzuar njësisë së DHTN-së.

Po në këtë pikë kalimi, është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar me nënshtetasi austriake, pasi që gjatë kontrolles në veturën e tij është gjet dhe konfiskuar 0.24 gram marihuanë.

I dyshuari iu është dorëzuar njësisë së DHTN-së. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat