Një person i moshës rreth 30-vejçare është gjetur i vdekur gjatë mëngjesit të së dielës në një lagje të qytetit të Pejës. Policia e Kosovës nga rajoni i Pejës, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se i njëjti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.
Mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen ‘Lidhja e Prizrenit’, në qytetin e Pejës një person rreth 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Media mëson se i njëjti ka kryer vetëvrasje. Mirëpo, një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia e Kosovës.
Këta të fundit kanë konfirmuar se rasti po hetohet. Kështu i tha gazetës, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 10:15, stacioni policor në Pejë ka marrë informatën se një person gjendet i shtrirë në një shtëpi në rrugën “Lidhja e Prizrenit’, në Pejë. Policia dhe ekipet e tjera emergjente kanë dal në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’. Ndërkohë ne, jemi duke i vazhduar hetimet”, i tha Gazetës Rugova.