Policia në Deçan ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një punëtor të sigurimit
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën Elez Gecaj dhe Magjun Berisha në Deçan, ku të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht rojën e sigurimit derisa ishte në vendin e tij të punës.
Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaë me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.