Deri në 6 mijë euro për të dalë në shtetet perëndimore, arrestohet shtetasi turk në Kosovë

Kronikë e zezë

Deri në 6 mijë euro për të dalë në shtetet perëndimore, arrestohet shtetasi turk në Kosovë

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:16
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar një person në pikën kufitare në Han të Elezit i cili dyshohet se ka dërguar kundërligjshëm persona në Turqi, në këmbim të parave.

Rasti ka ndodhur pasditen e së dielës në pikën kufitare në Han të Elezit ku i dyshuari shtetas turk është ndalur nga policia pasi në veturë kishte katër pasagjerë po ashtu shtetas të Turqisë, me qëllim të dërgimit në Maqedoni  e më pas në shtetet perëndimore.

Policia bën të ditur se viktimat kanë deklaruar se për dërgimin e tyre në shtete perëndimore kanë bërë marrëveshje me persona të ndryshëm në Turqi, të cilët me të arritur në destinacion sipas marrëveshjes pagesat kanë qenë nga 5 mijë e 500 deri në 6 mijë euro.

Lidhur me rastin, i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat