Një 25-vjeçar, banues në Kuçovë, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për "Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosje". Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet E. M.
"Gjykata e Shkallës së parë Berat me vendim Nr. 14, datë 15.07.2019 ka dhënë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja" thuhet në komunikatën e policisë.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 9 korrik në lagjen "11 Shkurti".
25-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit A. P. dhe A.T. (ndaluar më parë) dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme procedurale.