Shkodër, arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Kronikë e zezë

Shkodër, arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 17:35
Pamje nga videoja

Një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është arrestuar nga policia e Shkodrës. Në pranga është vënë shtetasi me inciale Gj.P,  i cili mbante armë zjarri pa leje.

Policia thotë se i riu nga shkodra ka qenë i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

"Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë. Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia", sqaron policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas. Ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat