Hidhet nga kati i dytë një grua, rëndë në spital

Kronikë e zezë

Hidhet nga kati i dytë një grua, rëndë në spital

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 21:45
Ilustrim

Një grua është hedhur nga ballkoni i apartamentit të saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku mësohet se 70-vjeçarja S.N është vetëhedhur nga kati i dytë.

Ajo u dërgua në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat