Arrestohen fajdegjinjtë në Prizren, policia u gjen mijëra euro e mbi 10 telefona

Kronikë e zezë

Arrestohen fajdegjinjtë në Prizren, policia u gjen mijëra euro e mbi 10 telefona

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Katër persona të dyshuar për fajde janë arrestuar dje në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se të njëjtit dyshohen për fajde dhe detyrim.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve dhe janë sekuestruar 5(pesë) vetura, dokumente të ndryshme, 37.200 (tridhjetë e shtatë mijë e dyqind) € para të gatshme, 320(treqind e njëzet ) franga zvicerane dhe 12(dymbëdhjetë) telefona mobil.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat