43 aksidente brenda ditës

Kronikë e zezë

43 aksidente brenda ditës

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 12:29
Foto ilustrim

Vetëm gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën kanë ndodhur 43 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në vend kanë ndodhur 43 aksidente në komunikacion.

Sipas njoftimit, 19 prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërkaq 24 me dëme materiale.

Po ashtu gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës përkatësisht Njësiti i Trafikut ka shqiptuar 1 mijë e 810 tiketa në komunikacion për kundërvajtje të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat