Rrahje masive “Te Lesna” në Prishtinë, tre të lënduar nga mjetet e forta

Kronikë e zezë

Rrahje masive “Te Lesna” në Prishtinë, tre të lënduar nga mjetet e forta

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur në pikë të ditës në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në vendin e njohur si “Te Lesna”, nga ku policia ka arrestuar tre persona.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e rajonit të Prishtinës, teksa kanë bërë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Si pasojë e përleshjes, ku janë përdorur dhe mjete të forta, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me këtë ngjarje policia ka shoqëruar në stacion policor tre persona”, kanë thënë nga policia.

Detaje tjera rreth rastit nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat