Dy të rinj arrestohen me dyshimin se përfituan 10 mijë euro nga fajdet

Kronikë e zezë

Dy të rinj arrestohen me dyshimin se përfituan 10 mijë euro nga fajdet

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, njofton se hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të informacione se dy të dyshuar janë të përfshirë në kryerjen veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’, kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale të cekura më lart.

“Të dyshuarit: D.J., viti i lindjes 1993, mashkull shqiptar dhe B.Sh., viti i lindjes 1997, femër shqiptare, dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme një shumë parash mbi dhjetë mijë euro nga një qytetar”, thuhet në njoftimin e PK-së, përcjell Koha.net.

Gjithnjë sipas njoftimit, hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë kontrolluar dy lokacione, njëri në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë. Në Fushë Kosovë, janë gjetur dhe sekuestruar: 6000 (gjashtë mijë) euro dhe dëshmi tjera, kurse në Prishtinë janë gjetur disa dokumente me shënime të ndryshëm (autorizime, kontrata, marrëveshje, akte noteriale etj.), të cilat do të përdoren si dëshmi në procedura të mëtejme gjyqësore.

“Me aktvendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat