Gjendet një kafkë në stadium në Prishtinë, dyshohet të jetë e njeriut

Kronikë e zezë

Gjendet një kafkë në stadium në Prishtinë, dyshohet të jetë e njeriut

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Policia ka gjetur në Prishtinë një kafkë e cila dyshohet të jetë e njeriut

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë, ku një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë e cila dyshohet se është e njeriut.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat