Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje në ‘Feronikel’

Kronikë e zezë

Ndalohet një person i dyshuar për vjedhje në ‘Feronikel’

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 16:17
Foto

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Drenas një person të dyshuar për vjedhje të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatin Çikatovë e Vjetër  të Drenasit, saktësisht në fabrikën e ‘Feronikelit’, nga ku janë vjedhur kabllo dhe bateri.

Me këtë rast është arrestuar L. M. mashkull, 18-vjeç, shtetas i Kosovës.

Aktualisht hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat