Kaloi një natë e tek të nesërmen prindërit e kuptuan se ku e kanë të bijën 14 vjeçare.
Një familje nga Gjakova, po dyshon se e mitura është rrëmbyer nga një fqinj i tyre 19 vjeçar, e më pas është abuzuar seksualisht.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, teksa thonë se ka shenja të dhunës.
Për këtë kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.
“Në lidhje me rastin me 01.11.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali nën dyshimin se i njëjti ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Rome ( e mitur) e cila ishte shpallur si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.