Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku vdiq motoçiklisti 18 vjeçar - Bota Sot
Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku vdiq motoçiklisti 18 vjeçar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku vdiq motoçiklisti 18 vjeçar

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Sot rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident trafiku midis një veture të tipit ‘Jeep’ dhe një motoçiklete në fshatin Zajm të Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën motoçiklisti i moshës 18 vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Xhevat Ibraj, i cili ka bërë të ditur se ngasësi i automjetit është arrestuar dhe tani ndodhet në mbajtje.

“Në fshatin Zajm të Klinës ka ndodhur një aksident me fatalitet. Në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, ka ndodhur aksidenti në mes një automjeti Jeep dhje një motoçiklete”.

“Viktima ka qenë ngasës i motoçikletës. Njësitë rajonale të komunikacionit rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe është njoftuar prokurori i shtetit.

Viktima është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Pejës sepse në vendin e ngjarjes ka pasur shenja jete; mirëpo në spitalin rajonal ka arritur pa shenja jete dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”.

“Viktima është me inicialet G.Z., i lindur në vitin 2001. Policia ka arrestuar ngasësin e automjetit Jeep dhe i njëjti gjendet në mbajtje”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat