Ky është 18 vjeçari që u godit për vdekje në Klinë, djali i vetëm i familjes

Kronikë e zezë

Ky është 18 vjeçari që u godit për vdekje në Klinë, djali i vetëm i familjes

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 22:56
Ky është 18 vjeçari

G.Zogaj derisa ishte duke vozitur motoçikletën e tij u godit nga një veturë “Jeep”, me ç’rast ka humbur jetën.

Zogaj nuk ia doli që të përballonte as deri në Spitalin e Pejës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj.

“Aksidenti fatkeqësisht ka qenë fatal, ka ndodh mes një mjeti JEEP dhe një motoçiklete. Viktima ka qenë ngasës i motoçikleës.

I njejti në shenja jetë është nisur për në spitalin e Pejës por ka arritur pa shenja jete. Viktima ka qenë i lindur më 2001”, ka thënë ai.

Media mëson se Zogaj ka qenë djali i vetëm i familjes, i cili ka pasur dy motra.

Po ashtu, mësohet se ai tash e dy muaj kishte filluar që të punonte pasiqë kishte jetuar në kushte të vështira.

Ngasësi i veturës që e ka goditur atë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat